Shkaktarët dhe mekanizmat e shfaqjes së psoriazës janë studiuar më shumë se një shekull, mirëpo shkencëtarët nuk kanë arritur të konstatojnë saktësisht përse një numër i madh njerëzish vuajnë nga forma të ndryshme, mirëpo ajo që është më me rëndësi – si të lirohen nga kjo sëmundje?
Prandaj shumica e mjekëve janë të prirë të besojnë që shkaktarët e vërtetë të psoriazës ende qëndrojnë në shpirtin dhe psikologjinë e njeriut, transmeton Telegrafi.
Në këtë tekst do të paraqesim dukuritë themelore psikologjike të cilat mund t’i kontribuojnë psoriazës.
Shkaktarët e psoriazës në kuptimin psikosomatikë
Nga këndi psikik, psoriaza është pasojë e qëndrimit negativ të pacientit dhe pakënaqësia me trupin e vet, pozitën në jetë dhe botë përreth vetes. Derisa të zgjasë ajo luftë e brendshme, sëmundja do të komplikohet.
Psoriaza është sëmundje e cila sulmon shtresat më të thella të lëkurës. Psoriaza është sukrep të cilin e karakterizon kruarje e fuqishme, e cila mund të shndërrohet në të thatin gjë që rezulton me pakënaqësi të madhe të personit dhe me dëshirën e madhe që të fshihet nga bota e jashtme.
Për t’i kuptuar shkaktarët specifikë të psoriazës, është shumë me rëndësi të merren parasysh dhe të lokalizohen këto sëmundje.
Për shembull, puçrrat në kokë shfaqen kur njeriu beson që të tjerët e nënçmojnë, ndërkaq psoriaza në duar tregon grindjen me familjen dhe miqtë të cilët nuk e dëgjojnë.
Si të zgjidhet problemi me psoriazën
Për të mposhtur pacienti psoriazën njëherë e përgjithmonë, shërimi duhet t’i përfshijë edhe mjetet mjekësore, por edhe psikoterapinë. Personi nuk duhet të luftojë zemërimin dhe irritimin, por duhet t’i zgjidhë plotësisht.
Sipas psikosomatikes, para së gjithash, është e nevojshme të identifikohen faktorët negativë dhe të provohet eliminimi i tyre.
Për shembull, nëse personi është i nënçmuar apo i poshtëruar në punë për shkakun të cilin nuk mund ta kontrollojë, është mirë të mendohet për gjetjen e një pune tjetër.
Mirëpo, ata të cilët shpesh grinden me kolegët duhet të përpiqen t’i zgjidhin të gjitha problemet duke ndryshuar plotësisht sjelljen e vet. /Telegrafi/