Gareth Bale e ka shtyrë martesën e tij për shkak të problemeve familje të të fejuarës Emma Rhys-Jones.
Futbollisti uellsian dhe partnerja e tij kishin planifikuar ta bënin martesën e tyre madhështore në kështjellën historike në Toscana të Italisë, ndërsa Beyonce do të këndonte në dasmën e tyre.
Mirëpo, çifti e ka shtyrë ditën e madhe të jetës së tyre për verën e vitit të ardhshëm për shkak të problemeve familjare të Emmas.
26-vjeçarja shpreson se kjo kohë do t’i ndihmojë që t’i tejkalojë problemet me babanë e saj, Martin Rhys-Jones, i cili është liruar nga burgu.
Martin ka kaluar gjashtë vite në burg për mashtrim të investitorëve anekënd botës dhe përfitimit të dy milionë funteve (2.24 milionë euro). 54-vjeçari ishte deklaruar fajtor për rritjen e vazhdueshme të çmimit të aksioneve të pavlefshme në periudhë trevjeçare.
Vetëm disa javë pasi doli nga burgu, babai i Emmas ishte lidhur me një ruse shumë më e re se ai, prandaj e fejuara e Bale i kishte prishur raportet me të.
Babai i Emmas nuk ka qenë në listën e të ftuarve në dasmën e saj me Bale, sikurse edhe disa anëtarë të tjerë të familjes që ishin përfshirë në vjedhjen e një çante me 750.000 funte (841.000 euro), para që u takonin dilerëve të drogës.
Çantën e kishte rrëmbyer kushërira e saj, Epiphany Dring, një ish-modele, e cila u zhduk me paratë, drogë dhe ora të shtrenjta, në vlerë totale prej një milion funtesh (1.12 milion euro).
Derisa Emma i bënte planet për dasmë mori një lajm të hidhur, pasi partneri i motrës së saj, Alexander Williams, u gjet i vdekur. Ai kishte bërë vetëvrasje teksa ishte duke u marrë në pyetje për fëmijët e tij nga shërbimet sociale.
Gareth dhe Emma janë njoftuar që në shkollë dhe janë së bashku qe një kohë të gjatë. Ata janë prindër të dy vajzave dhe janë në pritje të fëmijës së tretë. /Telegrafi/