Rrënjët e bimës Maca mund ta përmirësojnë libidonë seksuale dhe të ndihmojnë në shërimin e simptomave të problemeve me ereksion.
Shkencëtarët kanë zbuluar se numri i spermicideve dhe lëvizshmëria e tyre është përmirësuar pas përdorimit të bimës Maca, transmeton Telegrafi.
Besohet se kjo bimë ndihmon në problemet me ereksion duke e ngushtuar prostatën dhe duke e përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Përdorimi i produkteve të bimës Maca për katër muaj e rrit kualitetin dhe sasinë e spermës te meshkujt, por ende është e paqartë nëse gjithashtu ndihmon në pjellori.
Te femrat në postmenopauzë, hulumtuesit kanë zbuluar se kjo bimë ua ka përmirësuar shtypjen e gjakut dhe shëndetin mendor.
Përveç këtyre, përfitimet tjera që i sjellë kjo bimë janë edhe: balancimi i hormoneve, përmirësimi i qëndrueshmërisë, rritja e energjisë, etj.
Vlen të ceket se bima Maca rritet në Perunë qendrore. /Telegrafi/