Site icon Telegrafi

Problemet e Trumpit janë rritur me 100 milionë dollarë: Dihet shuma përfundimtare e gjobës që duhet të paguajë ​

Një gjykatë në New York ka miratuar së fundmi një vendim për rastin kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump dhe të premten u bë e ditur zyrtarisht dënimi që ish-presidenti amerikan do të duhet të paguajë për shkak të rastit të keqpërdorimit financiar.

Megjithëse vendimi përfshinte një gjobë prej 354 milionë dollarësh, Trump do të duhet të paguajë 100 milionë dollarë shtesë në interes, gjegjësisht 454 milionë dollarë.

Në këtë rast, Trump ka dy opsione për të përmbushur kërkesat e shtetit, që janë të paguajë plotësisht shumën ose të sigurojë 35 milionë dollarë obligacione për pronat e tij, ku mund të përfshijë ndërtesën në “Fifth Avenue” në New York, një numër fushash golfi ose pasurinë në Mar-a-Lago.

Konfirmimi zyrtar i dënimit ndezi një debat të ri midis Trumpit dhe Prokurores së Përgjithshme të New Yorkut, Letitia James.

Lexo po ashtu Prokurorja James: Nëse nuk e paguan gjobën, Trumpit do t'ia sekuestrojmë pronat

“Nëse ai nuk ka mjetet për të paguar vendimin, ne do të kërkojmë mekanizma përmbarimor në gjykatë dhe do t’i kërkojmë gjyqtarit që t’i sekuestrojë pronën e tij”, tha James.

Avokatja e Trumpit, Alina Habba, hodhi poshtë akuzat e tilla të prokurorisë dhe tha se kërcënimet nuk do ta trembin Trumpin, shkruan abcnews.

“Unë do t’ju them se ai synim nuk do të ketë sukses dhe ky është mesazhi që mund t’u dërgoj të gjithëve që e dëgjojnë këtë. Ju nuk do t’ia dilni”, përfundoi avokati.

Ndryshe, Trump është dënuar edhe me 83 milionë dollarë të tjerë për shpifje ndaj shkrimtares, E Jean Carroll. /Telegrafi/

Exit mobile version