Problemet e raportuara nga qytetarët e komunave të ndryshme po marrin përgjigje.
Autoritetet komunale po marrin parasysh ankesat e qytetarëve të raportuara në platformën ndreqe.com.
Së fundmi katër ankesa që janë raportuar nga qytetarët në lagjet Bregu i Diellit dhe Rruga B në Prishtinë janë rregulluar nga komuna.
Bëhet fjalë për rregullimin e trotuarit, shkallëve të dëmtuara si dhe largimi i mbeturinave.
Për më shumë klikoni në linkun https://ndreqe.com/reports dhe gjeni raportimet e rregulluara nga komuna e Prishtinës.
Vazhdoni të raportoni për zgjidhje më të shpejtë të problemeve në komunën tuaj.
Me synim të ngritjes të qytetarisë aktive dhe llogaridhënies nga komunat, platforma ndreqe.com dhe Telegrafi.com po bashkëpunojnë që raportimet e qytetarëve por edhe intervenimet e komunave të pasqyrohen drejtë dhe saktë.
Platforma në fjalë u mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat, ndërsa institucioneve komunale iu mundëson kanalizimin e këtyre kërkesave në një vend lehtë të qasshëm.
Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android./Telegrafi/