Prindërit saktifikojnë karierën e tyre dhe japin dorëheqje nga puna, vetëm e vetëm që të qëndrojnë në shtëpi me fëmijën e tyre të hendikepuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Fëmijët e hendikepuar nuk kanë kushte të përshtatshme për arsim, ndërkaq duhet të pengohet ndarja e tyre gjatë punësimit dhe të ndërpritet shkelja e të drejtave të punës, për këta njerëz.
10 deri 15% e qytetarëve kanë njëfarë hendikepi, por nuk ka kush t’u ofrojë ndihmë. Të frikësuar dhe të përjashtuar nga shoqëria, shumë nga ata e kalojnë jetën të mbyllur.
Shihni më poshtë dokumentarin e Ljubisha Arsiq, për problemet dhe sfidat me të cilat përballen personat e hendikepuar në Maqedoni./Telegrafi/