Telegrafi

Problemet e mëdha financiare, tërhiqet bordi i KB Rahovecit

Foto: KB Rahoveci/Facebook

Klubi i Basketbollit “Rahoveci” këtë të enjte ka mbajtur kuvendin e punës ku janë diskutuar raporti i punës dhe ai financiar.

Por, bordi ka marrë vendimin më të vështirë të mundshëm për t’u dorëhequr nga klubi i Rahovecit, shkak gjendjes financiare.

“Më shumicë të anëtarëve prezentë dhe me dy abstenime, në Kuvend janë votuar të dy raportet.

Në punimet e sotme të Kuvendit dorëheqje në tërësi kanë dhënë të gjithë anëtarët e deritanishëm të bordit.

Dorëheqja ka ardhur përkundër shumë përpjekjeve që të zgjidhen problemet financiare për çka ka qenë e pamundur, duke pasur parasysh edhe situatën e pandemisë, por edhe rrjedhimisht mosndarjen e mjeteve te zotuara nga Komuna e Rahovecit, për çka ishte planifikuar buxheti për edicionin e kaluar.

Duka pasur parasysh gjitha këto pengesa e probleme, bordi ka marrë vendimin më të vështirë të mundshëm për t’u dorëhequr në kohën kur qyteti i Rahoveci por edhe basketbolli në tërësi ka shijuar një atmosferë tjetër me prezencën e skuadrës sonë.

Bordi i dorëhequr falënderon gjithë ata që ndër vite kanë mbështetur klubin në ngritjen e cilësisë por edhe në plotësimin e ëndrrave të shumë gjeneratave që qyteti të ketë skuadër elitare në basketboll.

Kuvendi i KB Rahovecit në përfundim të punimeve ka marrë vendim që së shpejti të organizoj kuvendin e radhës për të zgjedhur organet e reja drejtuese të Klubit të Basketbollit Rahoveci”, shkruan mes tjerash Rahoveci.

/Telegrafi/