Telegrafi

Probleme me zemër, Vuçiq shtrihet në spital

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është shtrirë të premten pasdite në spitalin Ushtarak në Beograd, për shkak të problemeve kardiovaskulare.

Mediat serbe, duke iu referuar Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, kanë thënë se dje, 15 nëntor, në orët e vona të pasdites, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është shtrirë në Akademinë Mjekësore Ushtarake (VMA), për shkak të problemeve kardiovaskulare, përcjell Telegrafi.

Suzana Vasiljeviq, këshilltare për media e presidentit, tha sot se “Shëndeti i presidentit është i qëndrueshëm, por ai do të vazhdojë të qëndroj në spitalin ushtarak”.

Deri më tani nuk ka pasur njoftime, se presidenti serb, Vuçiq ka probleme shëndetësore, por mediat lokale kanë raportuar më parë, se ai vuan nga tensioni i lartë. /Telegrafi/