Telegrafi

Probleme softuerike, Tesla tërheq afro 12 mijë vetura të shitura në SHBA nga viti 2017

Kompania Tesla është duke tërhequr afro 12 mijë vetura të shitura nga viti 2017 në SHBA, shkruan Reuters.

E tërë kjo po ndodh për shkak të një gabimi softuerik që mund të sinjalizojë dhe paralajmëroj rrejshëm për ndonjë aksident të mundshëm – duke bërë që në mënyrë të befasishme të aktivizohet sistemi për frenim automatik në rrethana të jashtëzakonshme, transmeton Telegrafi.

Ky prodhues i veturave elektrike, ka bërë të ditur se thirrja për tërheqjen e 11.704 veturave prekë modelet S, X, 3 dhe Y, kjo për shkak të problemit softuerik gjatë azhurnimit të 23 tetorit që tregoi se ka probleme teknike në komanda dhe vozitje automatike.

Teslas filluan t’i shkojnë në adresë ankesa të shumta të blerësve për paralajmërim të rrejshëm për aksident dhe aktivizim automatik të frenimit, ku kjo kompani u detyrua të fillojë hetimet dhe punën në softuerin e ri që do të zgjidhë këtë problem. /Telegrafi/