Site icon Telegrafi

Probleme shëndetësore për futbollistin shqiptar, detyrohet të largohet nga banka rezervë

Portieri i Lazios dhe Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha ka frikësuar skuadrën e tij.

Talenti shqiptar ishte në bankën rezervë në ndeshjen Napoli – Lazio dhe në minutën e 30-të pa pritur ka pasur një problem shëndetësorë.

Ai është detyruar që me ndihmën e mjekut kujdestar të shkojë dhe të qëndrojë në dhomat e zhveshjes.

Fillimisht pasi kishte probleme, u bë një panik e madhe në bankën rezervë të Lazios para se Strakosha të largohet nga fusha.

Mediat në Itali kanë shkruar se shqiptari ka pasur disa probleme të pa pritura me zorrët e tij.

Gjendja e talentit shqiptar tani është e mirë dhe ajo dhimbje ka qenë vetëm për rreth një orë.

Kujtojmë që Strakosha këtë edicion ka ruajtur portën e Lazios në tri ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version