Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni u dërgua me ambulancë në spitalin San Raffaele të Milanit këtë mëngjes. Berluskoni, 82 vjeç, u transportua në orën 10:00 në spital.
Ekzaminimet mjekësore po zhvillohen aktualisht dhe gjendja e tij shëndetësore është ende e panjohur për mediet.
Një nga shoqëruesit e tij tha se ai ishte duke u trajtuar pasi kishte dhembje të forta veshkash.
Ai pritet të marrë pjesë në një takim sot për të prezantuar kandidatët italianë për zgjedhjet evropiane.
Zëdhënësi i tij tha se ende po planifikonin aktivitetin politik, përcjell tch.
Në vitin 2016, Berluskoni i ka shpëtuar një ataku kardiak.
Ai është një nga burrat më të pasur të Italisë, që vlerësohet të ketë rreth 6 miliardë dollarë.
Berluskoni ka qenë katër herë kryeministër i vendit.