Barcelona mund të thuhet se është mbretëreshë e këtij afati kalimtar, por problemet e tyre me financat janë të theksuara.
Klubi katalanas realizoi transferimin e Andreas Christensen, Franck Kessie (tashmë të regjistruar), Raphinas, Robert Lewandowskit, rinovimi i Ousmane Dembeles, ndërsa janë afër marrëveshjes me Sevillën për Jules Kounden.
Mirëpo, sipas asaj që raporton gazetari Alfre Martinez, Barcelonës nuk i është garantuar se mund të regjistrojë polakun dhe brazilianin.
Blaugranasit medoemos duhet të shesin disa lojtarë, disa të tjerëve t’u ulë pagat, si në rastin e Frenkie de Jong.
Nëse katalunasit a dalin a shesin holandezin te Manchester United (edhe pse mesfushori nuk e dëshiron atë kalim), mund të shpresojnë që Chelseat të tentojë transferimin e tij.
Deri më tani (në kohën e shkrimit të lajmit), nuk shitet De Jong, atëherë Barcelona do ta ketë shumë problem ta regjistrojë dyshen, për shkak se tashmë kanë kaluar limit e pagave të lejuar. /Telegrafi/