Telegrafi

Probleme me rrotat, momenti kur aeroplani bën aterrimin në pistë duke krijuar shkëndija zjarri – dhe 88 pasagjerët po përjetonin tmerrin

Një aeroplan Boeing 737-400 me 88 pasagjerë është filmuar duke krijuar shkëndija zjarri pasi rrotat pësuan një dëmtim gjatë aterrimit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rrota e aeroplanit të Venezuela Avior Airlines pësoi një dëmtim duke bërë që aeroplani të aterronte në mënyrë dramatike dhe të tërhiqte motorin në një krah përgjatë tokës.

Pasi zbriti në Bogota, Kolumbi, zvarritja krijoi një zjarr me shkëndija ndërsa udhëtarët e tmerruar po shikonin tmerrin.

Dhe kanë qenë pamjet e kapura nga një pasagjer i fluturakes që kanë dalë që nga incidenti në 22 nëntor.

Kur aeroplani u ndal, pasagjerët dhe ekuipazhi u evakuuan shpejt dhe ekuipazhet e zjarrit spërkatën aeroplanin me shkumë për të parandaluar një shpërthim zjarri nga krahu i dëmtuar dhe linja e karburantit.

Sipas raporteve lokale, asnjë dëmtim serioz nuk u shkaktua, megjithëse disa pasagjerë u trajtuan për lëndime të vogla. /Telegrafi/