Zinedine Zidane është në mes të një stuhie të madhe, pasi një lojtar i skuadrës së parë te Real Madridi është infektuar me coronavirus.
Los Blancos do të takohen të martën e javës së ardhshme me Interin në rrethin e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Por, Zidane do të jetë pa lojtarin që emri i tij ende nuk është bërë publik, për shkak të infektimit me COVID-19.
Protokolli i UEFA-s është i qartë dhe thotë se e gjithë skuadra duhet të testohet 24 orë para takimit, duke shikuar nëse është edhe ndonjë lojtar tjetër i infektuar.
Për këtë sfidë që zhvillohet nga ora 21:00 të martën, Real Madridi nuk mund të llogarisë as në Dani Carvajalin dhe Nacho Fernandezin që janë të lënduar, derisa në dilemë është edhe Lucas Vaquez që sapo është rikthyer në stërvitje.
Mbetet të shihet se si do ja kalojë Real Madridi këtë situatë aspak të lehtë. /Telegrafi/