Në fillimin e ndeshjes portieri Arijanet Muriq, ka pasur disa probleme, që janë përcjell me të vjella.
Ai në minutat e para të ndeshjes duket se ka pasur shqetësim, por që gjithçka ka kaluar mirë.
Për Muriqin është një ndeshje e veçantë pasi që ai për grupmosha e ka ruajtur portën e Malit të Zi.
Ai është shqiptar nga Mali i Zi, por që ka lindur në Zvicër.
Muriq është portier startues te Kosova. /Telegrafi/