Hoxha është njëri ndër futbollistët më të mirë të skuadrës që për herë të parë në historinë e vet ka arritur në raundin e tretë të kualifikimeve. Kukësi ndeshjen e parë kundër Metallurgut do ta zhvillojë me 1 gusht në Tiranë, por pas një jave kur do të udhëtojë në Ukrainë, do t’i mungojë lojtari kyç, Ylli.
Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe si rrjedhojë nuk i pranon as vizat e kosovarëve. Megjithatë, skuadra e Metallurgut ka mundësi të intervenojë dhe t’i bëjë lehtësime kosovarit për ta marrë vizën, mirëpo as që po e lodhin kokën për këtë punë. /Telegrafi/