Mbi 3500 bashkëpunëtorë që kanë rreth 3300 ton duhan, i kanë shkëputur kontratat me ”Strumica tabak” për shkak se nuk janë respektuar dispozitat ligjore për blerjen e duhanit dhe është në falimentin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duhani i tyre tashmë është shitur në kompani tjera në Manastir, Kavadar, si edhe në Greqi. Duhanxhinjtë duhet ta njoftojnë ”Strumica Tabak” për vendimin e tyre, dhe vetëm kështu mund të sigurojnë subvencionet që u takojnë.
Përndryshe, deri tani në Maqedoni janë blerë 17.500 ton duhan, me një çmim mesatar prej 193 denarë për kilogram./Telegrafi/