Site icon Telegrafi

Probleme me ngjizjen? Seksi i përditshëm në ditët e ngjizjes nuk pengon

Çifteve të cilat kanë probleme me ngjizjen zakonisht u këshillohet që gjatë ditëve të frytshme të kenë marrëdhënie seksuale çdo të dytën ditë. A është kjo metodë vërtet më e suksesshme sesa seksi i përditshëm?

Kur sperma cilësore është më e mirë për ngjizje? Nga njëra anë, pas abstinencës së gjatë nga ejakulimi, sasia e dendësisë e spermës është dukshëm e ngritur, gjë që shton gjasat e ngjizjes.

Nga ana tjetër, thartirat reaktive radikale shkaktojnë stres oksidativ për ç’shkak te spermatozoidet shfaqen dëmtime strukturore të ADN-së, ndërsa ato zvogëlojnë shanset për ngjizje të suksesshme, transmeton Telegrafi.

Seks çdo ditë apo çdo të dytën ditë?

Hulumtimi të cilin e ka bërë dr. Ashok Agarwai, nga Klevlendi, nuk tregon që me intervale të shkurtra të marrëdhënieve seksuale arrihen rezultate më të mira, mirëpo, për çdo rast, ato janë më të këqija se marrëdhënia (koitusi) në raport me marrëdhëniet seksuale në çdo të dytën ditë.

Mirëpo, frekuenca më e shpeshtë e marrëdhënieve seksuale në përgjithësi mund të përmirësojë shanset për ngjizje.

Oligozoospermia, zvogëlimi i numrit të spermës

Oligozoospermia është dukuri e zvogëlimit të numrit të spermës në mililitër të farës, nën vlerën prej 20 milionë.

Ka disa faktorë që mund të çojnë në numër të vogël të spermatozoideve, por shkaku më i shpeshtë dhe më i parandalueshëm është ekspozimi ndaj nxehtësisë së tepruar.

Hulumtimi i spermës së dhuruar

Në vazhdim të këtij hulumtimi, shkencëtarët e ekipit të dr. Soren Kelhanit, nga Universiteti në Salt Lake City, kanë studiuar të dhënat e 12.000 donatorëve, cilësia e spermës së të cilëve është studiuar nga viti 2002 deri më 2013-n.

Dhuruesit, mes tjerash, janë detyruar të theksojnë sa ditë kanë abstenuar para ejakulimit. Dhuruesit janë ndarë në dy grupe. Dhurues me oligozoospermi kanë qenë rreth 2.000, (16%), ndërsa pjesa tjetër ka pasur numër të mjaftueshëm sperme në mililitër të farës.

Pjesa e spermës së lëvizshme dhe vitaliteti

Në të dy grupet kohëzgjatja e abstinencës ka rritur vëllimin e ejakulatit. Te ata me numër normal të spermës, janë rritur dhe dendësia,edhe numri i spermës. Gjithashtu, është rritur numri i përgjithshëm i spermës lëvizëse nga 122 milionë pas dy ditësh abstinence, në 194 milionë pas tetë dhe më shumë ditësh. Parametrat e tjerë si pjesa e spermës së lëvizshme dhe vitaliteti i saj kanë qenë shpesh të dobësuar.

Në grupin me oligozoospermi me kohëzgjatjen e abstinencës dukshëm kanë rënë edhe parametrat e tjerë. Vitaliteti i spermës pas dy ditësh abstinence ka qenë 39%, ndërkaq pas pesë deri në shtatë ditësh 33%. Pjesa e spermës lëvizëse ka rënë nga 38% pas dy ditësh abstinence në 27% pas tetë ditë e më shumë ditësh.

Abstinenca më e gjatë te oligozoospermia përkeqëson dukshëm cilësinë e spermës, andaj në raste të tilla do të duhej të merreshin me rezervë rekomandimet e zakonshme mbi dy deri në shtatë ditë abstinencë te problemet me ngjizjen.

Abstinenca para ngjizjes artificiale

Te metodat e avancuara të ngjizjes artificiale si p.sh. CSI (Intracytoplasmic Sperm Injection) dhe IMSI (Intracytoplasmic Morphologically-selected Sperm Injection), te të cilat rëndësia e kualitetit është para kuantitetit, do të duhej të preferohej periudhë më e shkurtër e abstinencës para dhënies së spermës për ngjizje. /Telegrafi/

Exit mobile version