Telegrafi

Probleme në shërbimin online të Mikrosoftit

Lajmi është konfirmuar nga vetë kompania, e cila ka njoftuar se ka nisur një hetim lidhur me shkaqet që mund të kenë sjellë me këtë “dështim”. Si rezultat i këtij defekti posta elektronike Hotmail, Office 365 dhe Skydrive ishin disa nga shërbimet të cilat nuk mundësonin akses.

Ky sistem i Mikrosoftit, qëndroi jashtë shërbimit për të paktën 2 orë e 30 minuta. /Telegrafi/