Telegrafi

Probleme në ‘parajsë’, Barrymore drejt divorcit

Aktorja hollivudiane, Drew Barrymore dhe burri i saj, Will Kopelman, janë duke e përfunduar martesën e tyre.

Çifti është ndarë së fundmi dhe do të shkurorëzohet në muajt e ardhshëm, bën të ditur Neë York Post, transmeton koha.net.

Barrymore e ka filluar lidhjen me Kopelmanin në vitin 2011 dhe një vit pas janë martuar në një ceremoni private. Ata kanë dy vajza, dy dhe trevjeçare.

Para lidhjes me Kopelmanin, aktorja ka qenë e martuar me Jeremy Thomas, pronar i një lokali, si edhe me komikun Tom Green.