Në disa prej vendvotimeve po shkaktohen probleme nga numëruesit ose vëzhguesit e zgjedhjeve presidenciale amerikane.
Në një prej tyre në shtetin e Detroitit, tashmë kanë rrjedhur disa video teksa shihet se si një prej ekipit numërues republikan, nxirret jashtë qendrës së votimit në Cobo.
We think this is one of the GOP lawyers being escorted out… pic.twitter.com/Y5Du3WhXfG
— Aric Nesbitt (@aricnesbitt) November 4, 2020
“Numëruesit republikan po largohen nga Cobo në Detroit dhe punëtorët e zgjedhjeve po brohorisin”, ka shkruar në Twitter kandidati për senat, republikani Aric Nesbitt, i cili nuk ka dhënë më shumë detaje.
Theksojmë se edhe para disa qendrave të votimit në qytete të ndryshme kanë filluar të protestojnë mbështetësit e presidentit, Donald Trump.
Ndryshe, demokrati Joe Biden raportohet se ka siguruar 264 vota elektorale gjersa republikani Trump ka 214 vota gjersa fitues do të jetë kandidati që arrin numrin prej 270 votave. /Telegrafi/
GOP attorney being escorted out. pic.twitter.com/AszXQSIde1
— Aric Nesbitt (@aricnesbitt) November 4, 2020