Në një qytet si Prizreni me territor mjaft të madh është normale që të shfaqen probleme të kohëpaskohshme në infrastrukturë.
Mirëpo qytetarët janë ata që i raportojnë këto probleme derisa pritet intervenimi nga institucionet përgjegjëse.
Një qytetarë ka raportuar se për shkak të erërave në një zonë mjaft të frekuentuar siç është ajo e Marashit, është dëmtuar ndriçimi publik.
Riparimi i llambave të prishura është i domosdoshëm pasi që ndodhen në zonën historike që frekuentohen nga vendasit dhe turistët e huaj.
Raportimi i plotë https://ndreqe.com/report/7551
Ndërsa një tjetër qytetar, poashtu në Prizren ka raportuar në platformën Ndreqe.com një tjetër problem.
Ai thotë se rruga “Behamir Memaj” në lagjen “Jeta e Re” është në gjendje shumë të rëndë prej vitesh.
Qytetari thotë se ka parasysh edhe kontestin pronësorë, por që sipas tij duhet gjendet një zgjidhje pasi banorëve rezident po u shkaktohet dëm i madh në vetura.
Raportimi i plotë https://ndreqe.com/report/7559
Me synim të ngritjes të qytetarisë aktive dhe llogaridhënies nga komunat, platforma ndreqe.com dhe Telegrafi.com po bashkëpunojnë që raportimet e qytetarëve por edhe intervenimet e komunave të pasqyrohen drejtë dhe saktë.
Platforma në fjalë u mundëson qytetarëve të raportojnë lehtë dhe shpejt ankesat, ndërsa institucioneve komunale iu mundëson kanalizimin e këtyre kërkesave në një vend lehtë të qasshëm.
Aplikacioni ndreqe.com mund të shkarkohet nga sistemet IOS dhe Android.
Ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë. /Telegrafi/