Site icon Telegrafi

Probleme me motorin dhe tym në kabinë, aeroplani që po fluturonte nga Bukureshti në Cyrih bën ulje emergjente në Austri

Një aeroplan i Swiss International Air Lines me destinacion Cyrihun, nga Bukureshti, bëri një ulje emergjente në qytetin austriak të Grazit.

Dhe kjo, sipas raportimit të mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndodhi për shkak të problemeve me motorin dhe tymit në kabinë.

Aeroplani Airbus A220-300 i përfshirë në incidentin e së hënës mbante 74 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit.

Të gjithë pasagjerët u evakuuan, tha Swiss në një deklaratë.

Dymbëdhjetë pasagjerë në fluturimin LX1885 morën kujdes mjekësor dhe një nga ekuipazhi i kabinës u dërgua në spital me helikopter, por gjendja e tyre mbetet e paqartë.

Një aeroplan do të niset nga Graz të martën duke transportuar pasagjerët për në Cyrih. /Telegrafi/

Exit mobile version