Site icon Telegrafi

Probleme me motor, aeroplani bën ulje të detyrueshme – pamje që tregojnë momentin dramatik

Një aeroplan i Air Canada ka bërë një ulje emergjente në aeroportin e Madridit pasi është përballur me probleme, të cilat linja ajrore e përshkroi si një “çështje motori”.

Për fat të mire, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aterrimi i aeroplanit ka shkuar në mënyrë të sigurt, sipas një burimi të kontrollit të trafikut ajror.

Një sindikatë e pilotëve spanjollë më herët tha që fluturimi po kthehej në Madrid.

Operatori i aeroportit tha se piloti e quajti kontrollin e trafikut ajror 30 minuta pas ngritjes për të kërkuar një ulje emergjente.

Një zëdhënës për Air Canada i tha Sky News më herët: “Fluturimi Air Canada AC837, nga Madridi për në Toronto, përjetoi një problem motori menjëherë pas ngritjes. Një gomë gjithashtu raportohet të jetë ‘shkëputur’ në ngritje”.

“Aeroplani, një Boeing 767-300, është krijuar për të operuar me një motor dhe pilotët tanë janë plotësisht të trajnuar për këtë eventualitet. Megjithatë, një deklaratë emergjente u shpall për të marrë përparësinë e uljes”.

“Ka 128 pasagjerë në bord. Ne nuk kemi detaje të mëtejshme mbi shkakun për momentin”.

Ndërkohë, thuhet se gazeta El Mundo e Spanjës publikoi audio që gjoja ishte nga brenda fluturimit, ku piloti shpjegoi se aeroplani po kthehej sepse një rrotë ishte dëmtuar gjatë ngritjes. /Telegrafi/

Exit mobile version