Site icon Telegrafi

Probleme me mëlçinë, zemrën ose veshkat zgjidhem me këto bimë mjekësore

Në rast se do të keni informacion për trajtimet me bimë mjekësore, do të jeni më të shëndetshëm dhe nuk do të paguani para!

Një nga shqetësimet më të mëdha që kemi është nëse ilaçet që përdorim në momente të shqetësimeve shëndetësore, kanë efekte anësore. Ka nga ato raste që nuk i shpëtojmë dot ilaçeve, por ka herë të tjera që mjekësia alternative na jep zgjidhje të mrekullueshme totalisht bimore.

Më poshtë kemi disa sëmundje shumë të përhapura që mund të kurohen ose të paktën të qetësohen simptomat me anë të bimëve.

Për mjekimin e bronkitit, laringitit dhe sëmundjeve të grykës dhe gojës, krahas antibiotikëve, mjekët specialist rekomandojnë edhe gjethe mërsine, sherbelë, lule bliri, aguliçe apo mëllagë, të cilat mund të përdoren si çaj apo në formën e gargarës.

Këto bimë frenojnë në mënyrë të dukshme përkeqësimin e fytit dhe kanë efekte shumë të mira për parandalimin e sëmundjeve.

Sëmundje të rënda të zemrës, veshkave apo mëlçisë mund të trajtohen në spital dhe klinika mjekësore, por eksitojnë edhe metoda të thjeshta dhe aspak të kushtueshme që ndikojnë në parandalimin e sëmundjeve e ne disa raste edhe në dobësimin e konsiderueshëm të saj.

Në rast se keni gurë në veshka, mjekësia thërret në ndihmë traditën. Sa më shumë çajra me mustaqe misri, bishta qershie dhe rrënjë grami.

Gjatë zierjes, këto bimë lëshojnë një tretës të përkryer për kristalet që ndodhen në veshkë dhe në rrugët urinare, shkruan Living.

Ato ndikojnë gjithashtu më së miri në nxjerrjen e gurëve nga veshkat dhe mund të përdoren vazhdimisht krahas recetës antibiotikë që ju është dhënë dhe janë shoqëruese shumë të mira për kurimin e sëmundjes.

Këto bimë përdoren kryesisht të thara, sepse duke qenë të tilla, lëngu i tyre absorbohet shumë mirë nga aparati gastrointestinal, për të shkuar më pas në mëlçi. /Telegrafi/

Exit mobile version