Site icon Telegrafi

Probleme me mbeturina, ankohen banorët e lagjes “Mati 1”

Në rrugën “Nezir Mujaj” në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, banorët janë duke pasur probleme me mbeturina.

Banorët e kësaj lagje kanë raportuar në “Ndreqe.com”, se kontejnerët e mbeturinave janë prishur dhe se punëtorët e pastrimit nuk po munden as të kryejnë mbledhjen e plotë të mbeturinave.

Siç thonë banorët, në këtë pjesë ka filluar të ketë edhe kundërmim shkaku i mbeturinave.

Ndryshe, qytetarët kanë kërkuar që Komuna e Prishtinës të ndërmarrë masa për zgjidhjen e këtij problemi. /Telegrafi/

Exit mobile version