Komuna e Rosomanit vazhdon të ketë probleme me furnizimin me ujë, edhe pse vetëqeverisja lokale harxhoi para për ujësjellësin.
Thuajse në të gjitha lagjet më të vogla të komunës ka probleme me furnizimin për ujë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kështu thotë Branko Janevksi, kryetar i kësaj komune, i cili sqaron se në disa vende ka probleme me aparaturat për dozën e klorit, e në vende tjera ka problem me sasi të pamjaftueshme të ujit, e në disa vende mungojnë të dyjat.
Në seancën e fundit, Këshilli i komunës Rosoman vendosi të ndaj mjete financiare për dërgim uji në fshatin Sirkovë./Telegrafi/