Achraf Hakimi ka qenë ndër lojtarët më meritor që Interi u shpall kampion i ri i Italisë.
Mbrojtësi anësorë ishte thelbësorë në formacionin e Interit ku shënonte e asistonte shumë shpesh.
Gjithsesi pas vetëm një viti qëndrim në Giuzzeppe Meazza, Hakimi mund të largohet për tu rikthyer në Bundesliga.
Deri te largimi i lojtarit mund të vije shkaku i krizës financiare që ka kapluar klubin italian edhe lër shkak të pandemisë COVID-19.
Mediat italiane kanë shkruar se te Interi ka disa muaj që lojtarët nuk janë paguar dhe kjo nuk po iu pëlqen fare atyre.
Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich po mundohet ta shfrytëzojë krizën financiare të Interit për transferimin e Hakimit.
22-vjeçari kishte luajtur për dy sezone në Bundesliga me Borussia Dortmundin dhe do të ishte i kënaqur të rikthehej në Gjermani.
Mediat në Gjermani raportojnë se bavarezët janë gati të paguajnë deri në 60 milionë euro për transferimin e marokenit.
Hakimi këtë edicion ka zhvilluar 36 ndeshje në Serie A ku ka kontribuar me shtatë gola e nëntë asistime.
Gjithsesi situatën e tij te Interi janë duke e ndjekur me vëmendje edhe skuadrat tjera të mëdha si Chelsea, PSG e Arsenal. /Telegrafi/