Facebook, Messenger dhe Instagram kanë ndaluar së punuari për disa përdorues të këtyre platformave.
Aplikacionet që janë në pronësi të Facebook nuk po funksionojnë që nga ora 9:30 sipas ueb-faqes Downdetector, që monitoron punën e rrjeteve sociale, transmeton Telegrafi.
Më shumë se gjysma e përdoruesve (52%) kanë raportuar probleme me Messenger – siç është dërgimi apo pranimi i porosive, derisa në disa rajone Facebook nuk po funksionon fare.
Aktualisht nuk dihet çfarë i ka shkaktuar këto probleme dhe sa do të zgjasin ato.
“Jemi në dijeni që disa njerëz po kanë problem me dërgimin e mesazheve në Messenger, Instagran”, ka bërë të ditur për Mail Online zëdhënësi i Facebook.
“Po punojmë që gjërat t’i kthejmë në normalitet dhe atë që sa më shpejtë të jetë e mundur”, ka shtuar ai. /Telegrafi/