Telegrafi

Probleme edhe për Iaquintan

Iaquinta nuk luajti në ndeshjen e të dielës kundër Sienas pasi që kishte pësuar një lëndim të shtunën në stërvitje

“Ekzaminimet kanë treguar nevojën e operacionit të meniskut në gjurin majtë të Iaquintas. Ndërhyrja kirurgjike do të realizohet të martën…” thuhet në deklaratën zyrtare të klubit.

Ky nuk është një lajm i mirë për trajnerin Ciro Ferrara duke qenë se edhe Alessandro Del Piero është i lënduar, prandaj i mbeten shumë pak zgjedhje në sulm. /Telegrafi/