Motrës së madhe të klanit Kardashian/Jenner duket se i është mërzitur jeta para kamerave. Kourtney Kardashian ka vendosur që të mos ndajë detaje nga jeta e saj përmes shout real televiziv të familjes së saj.
Ditë më parë në emisionin e Ellen DeGeneres ishte pjesëmarrëse Kendall Jenner, e cila ka folur në lidhje me karrierën e saj si manekine dhe bashkëpunimin kozmetik me motrën e vogël, Kylie.
Megjithatë, prezantuesja e njohur është përpjekur që të nxjerrë informacion lidhur me mosmarrëveshjet e fundit brenda familjes së famshme.
Ndërkohë, Kendall ka thënë se Kourtney është duke refuzuar që ta bëjë publike jetën e saj private në serialin real televiziv, “Keeping Up with the Kardashians”, gjë që nuk i kishte penguar në të kaluarën.
Por, ajo ka thënë se motra e madhe nuk ka thënë se do të largohet përgjithmonë nga seriali, porse ka bërë një ndryshim dramatik, prandaj situata është bërë kaotike brenda klanit Kardashian/Jenner. /Telegrafi/