Në historinë e saj Barcelona ka pasur gjithmonë lojtarë që kanë qenë temperament.
Gerard Pique është i fundit, por në klub ka pasur lojtarë dhe emra të mëdhenj që si brenda edhe jashtë fushë kanë dhuruar ‘spektakël’.
Mbrojtësi njihet për personalitetin e tij dhe fjalët që krijojnë edhe kriza të mëdha.
Ai ndaj Espanyolit u kërkoi tifozëve që ta mbyllin gojë.
Marca zbulon futbollistët më problematik që kanë luajtur te Barcelona që nga koha e Johan Cruyff.
Hristo Stoichkov
Ai ishte një gjeni së në fushë, po ashtu edhe jashtë saj.
Luis Enrique
Ai ishte kontrovers edhe si lojtar edhe si trajner. “Pa qenë kontrovers kjo punë nuk shkon”, kishte thënë ai.
Samuel Eto’o
Samuel Eto’o nuk mundi ta ndihmojë Real Madridin, por e ftoi disa herë në festimet e tij.
Dani Alves
Alves njihej për karakterin e tij të drejtpërdrejt, si në deklarata edhe në komente në rrjete sociale.
Zlatan Ibrahimovic
Ibrahimovic nuk u adaptua kurrë në stilin dhe kulturën e Barcelonës. Prej largimit të tij, ai nuk u ndal së folur keq për Pep Guardiolan.
Luis Suarez
Sulmet e uruguaianit dhe kafshimet e tij ishin të njohura para s ai të arrinte në Camp Nou.
Gerard Pique
Është e pamundur që të kontrollohen gjestet dhe fjalët e tij. Gjithmonë krijon rrëmujë dhe aksion me komentet e tij. /Telegrafi/