Telegrafi

“Problem trafiku që i përket vitit 1880”: Kali për pak sa nuk shkakton aksident të rënd! (Video)

Në Britani të Madhe është regjistruar momenti, kur kali i lidhur për karroce, ka vrapuar me shpejtësi derisa semafori tregonte dritën e kuqe.

Nuk dihet nëse karrocieri e ka dhënë urdhrin, apo kali e ka humbur kontrollin dhe është nisur vet, transmeton Telegrafi.

“Duket si një problem trafiku që i përket vitit 1880”, është një koment lidhur me rastin, ku nuk duket se është shkaktuar ndonjë aksident. /Telegrafi/