Telegrafi

Problem të ndalet tash Chelsea, Evertoni viktima e radhës (Video)

Chelsea ka shënuar fitore solide në shtëpi ndaj Evertonit me rezultat 2-0.

Fabregas pas 27 minutash lojë shënoi për 1-0 dhe zhbllokimin e rezultatit.

Fabregas kështu u involvua në 14 gola prej 13 parqitjeve të fundit në Ligën Premier.

Loja e mrekullueshme vazhdoi dhe Morata shënoi në minutën e 40-të për 2-0.

Deri në fund nuk pati ndryshime në rezultat.

Chelsea ka gjashtë pikë pas tri javësh dhe vazhdon me fitoren e dytë rresht. /Telegrafi/

https://twitter.com/e1_cfc/status/901799053784055809