Site icon Telegrafi

Problem i përhershëm: Përse meshkujt vështirë e dëgjojnë atë që thonë femrat?

Pa marrë parasysh a është fjala për të dashurin, vëllanë apo mikun, secila femër njeh së paku një mashkull i cili fare nuk është i interesuar ta dëgjojë

Arsyeja nuk është te monotonia, ndërkohë studimet kanë treguar që shumica përballen me atë problem.

Si duket, truri i mashkullit thjesht ndryshe e dëgjon zërin e femrës, transmeton Telegrafi.

1. Për shkak të zërit të femrës, truri i mashkullit punon më shumë

Burrat reagojnë ndryshe ndaj zërit të grave, zbuloi studimi, duke pretenduar se pjesë të ndryshme të trurit të tyre funksionojnë më pak kur burrat e tjerë flasin. Pikërisht, aktivizimi i trurit është më i fuqishëm derisa flasin femrat në mënyrë që të deshifrojnë dhe kuptojnë atë që e thonë ato.

Kjo do të thotë që meshkujt e kanë më të vështirë t’i kuptojnë idetë dhe emocionet për të cilat flasin femrat.

2. Zërat e femrave kanë më pak autoritet

Hulumtimet kanë treguar që madhësia e kordave vokale dhe fytit janë gjithashtu të rëndësishme, sepse njerëzit me ton të lartë të zërit konsiderohen më pak seriozë.

Përkundrazi, studimi ka treguar se ne u besojmë më shumë njerëzve me zë të thellë dhe na pëlqen që ata të jenë në pozicione drejtuese. Kjo është, në të njëjtën kohë, arsyeja pse burrat dëgjojnë më pak koleget sesa kolegët e tyre.

3. Zëri i femrës është më kompleks

Është kyç dallimi midis zërit të mashkullit dhe zërit të femrës dhe faktit që femrat përdorin më shumë tinguj kur flasin dhe thonë fjalë në mënyrë melodike.

Këta dy faktorë ia bëjnë më të vështirë trurit të mashkullit të kuptojnë atë që e thonë femrat, sepse detyrohen të deshifrojnë shumëçka.

4. Është mit që femrat flasin më shumë

Stereotip është edhe miti që femrat flasin më shumë se meshkujt.

Gjykuar sipas hulumtimeve, duket që meshkujt dhe femrat flasin të njëjtën sasi fjalësh, ndërkaq konteksti i asaj që flasin është njësoj i rëndësishëm. /Telegrafi/

Exit mobile version