Telegrafi

Problem për importuesit e naftës pikat 1 e 31 në veri

Gjatë takimit me importuesit e naftës ministrja Mimoza Kusari Lila, ka prezantuar prioritetet strategjike të Qeverisë si dhe lehtësirat në përgjithësi për biznesin në Kosovë. Po ashtu, ajo, paraqiti planin për përmirësimin e situatës së pakënaqshme që ka përfshirë sektorin e derivateve, i cili konsiderohet si një nderë sektorët me më rendësi në ekonominë e Kosovës.

Ajo premtoj se Udhëzimi Administrativ 2008/21 është rishikuar dhe është çështje ditësh që këto ndryshime do të hyjnë në fuqi. Disa nga ndryshimet që do të përshihen në këtë udhëzim administrative janë liberalizimi i laboratorëve për kontrollim të naftës, ulja e normave të squlfurit nga 50 ppm ne 10 ppm, trajtimi i vajrave të përdorura si dhe normat e humbjeve gjatë transportit.

Ministrja Kusari Lila po ashtu dëgjoi problemet e importuesve që kanë hasur gjatë operimit në Kosovë. Disa nga problemet e paraqitura ishin normat e humbjeve të njohura nga dogana të cilat nuk janë të unifikuara, shfrytëzimi i depove doganore si dhe kontrabanda ne pikat 1 dhe 31.

Ndërkohë, Drejtori i Departamentit të Derivateve, Ramadan Buzhala, tha se në ndryshimet që do të përfshihen në Udhëzimin Administrativ, do të përfshihet edhe pika për vajrat e përdorura.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, u ka premtuar importuesve që bizneset do të shikohen si partner nga ana e Qeverise se Kosovës, sepse vetëm kështu suksesi është i garantuar. Ajo gjithashtu kërkoj nga Importuesit që të jenë bashkëpunëtorë të Qeverisë dhe të ndihmojnë në luftimin e korrupsionit duke raportuar të gjitha veprimet e tilla.

Kusari Lila përmendi edhe punën qe është duke u bere rreth lehtësimeve për fermerët ne Kosovë, ku po shikohen mundësitë për klasifikimin e derivateve për bujqësi. /Telegrafi/