Telegrafi

Problem mungesa e kodit telefonik

Zëdhënësi i Ministrisë së Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Xhevdet Pozhari tha se janë duke punuar që sa më shumë shpejt Kosova do ta ketë kodin e vet. “Ministria ka filluar bisedimit me Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit Në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje për të marrë kodin shtetëror të telefonisë, dhe si ministri, jemi të interesuar që Kosova si shtet ta ketë sa më shpejt kodin telefonik shtetëror, me qëllim që t’u shmanget pagesave të ndryshme”, tha Pozhari.

Profesori i UP-së, Nagip Skenderi, tha për “Lajm”, se , vlera do t’i humbet PTK-së në mungesë të kodit telefonik, sepse blerësi i ri do të duhej që shumë ekstra të paguajë për ta pajisur me kod telefoninë e blerë dhe ta bëjë kompletimin e kësaj ndërmarrje publike për të funksionalizuar në tërësi.

Drejtori për hulumtime në Institutin “Riinvest”, Lumir Abdixhiku, tha se mungesa e kodit për telefoninë mobile ka qenë dhe vazhdon të jetë një kosto e madhe për kosovaret. Edhe sekretari i Odës Ekonomikë të Kosovës(OEK), Berat Rukiqi, tha se mungesa e këtij kodi mund të sjell disafantazh gjatë privatizimit të PTK-së.

Në Kosovë, Vala shfrytëzon kodin e Monakos, a IPKO kodin e Sllovenisë, kurse telefonia fikse shfrytëzon kodin 381 të Serbisë. /Telegrafi/