Telegrafi

Problem kryesor për biznese, mungesa e punëtorëve të kualifikuar

Nora Zhilivoda, drejtoreshë ekzekutive e KAMA-s dhe Rina Gojani, përfaqësuese nga kompania “Intertex”, kanë folur për projektin “Partneriteti për ndikim në sektorin e veshmbathjeve”.

Zhilivoda fillimisht tregoi historikun e themelimit të Shoqatës së Kosovës për Marketing e Veshmbathjeve, KAMA e cila është themeluar me 2015.

Sipas saj, kjo shoqatë lanson projektin katër-vjeçar “Partneriteti për Ndikim në Sektorin e Veshmbathjeve” që ka si qëllim kryesor të mbështesë 440 të rinj (femra dhe meshkuj) dhe 80 studentë të trajnohen dhe punësohen në sektorin e veshmbathjeve dhe të punësojë 70% të tyre.

Përmes këtij projekti, thotë ajo, KAMA do t’iu ndihmojë kompanive në sektorin e veshmbathjeve t’i trajnojnë të rinj në vendin e punës, si dhe do t’u ofrojnë punë praktike profesionale studentëve të fushës së dizajnit në sektorin përkatës.

Me këto aktivitete synohet të plotësohen mangësitë në tregun e punës në bazë të kërkesës së kompanive të këtij sektori.

Kurse Rina Rina Gojani, përfaqësuese nga kompania “Intertex”, në Gjakovë, foli për punën dhe sukseset e kësaj kompanie ,që u formua më 20015 dhe për tri vite arriti rezultate shumë të mira, kanë thënë ato në programin e mëngjesit në RTK.

Sipas sajë, firma tani ka rreth 300 të punësuar, kryesisht femra. Kjo kompani prodhon mbulesa për makinat Volvo dhe tani edhe Volksëagen, rropa të punëtorëve dhe çanta lëkure të llojeve të ndryshme.

Kompania “Intertex”, ka pas ndihmën e madhe nga USAID dhe shoqata të tjera, por ajo çka mungon më shumë, thotë Gojani, janë punëtorët e kualifikuar dhe për këtë janë të orientuar në trajnimin e kuadrit të ardhshëm, që për këtë kompani janë të domosdoshëm. /Telegrafi/