Telegrafi

Probiotikët shpëtojnë zorrët

Kësaj radhe, shkencëtarët nga Klinika Universitare Rouen pohojnë se konsumimi ditor i kulturës probiotike të Lactobacillus plantarum, për një periudhë katërjavore, sjell deri te lehtësimi i dukshëm te personat që vuajnë nga sindroma e irritimit të kolonit.

Studimi i realizuar te 214 pjesëmarrës ka treguar se ky probiotik është shumë i dobishëm në lehtësimin e dy simptomave- dhimbjet e barkut dhe fryrjen e stomakut me gazra. /Telegrafi/