Me kujdes, njohuri dhe standarde të larta kompania Pro Transport, bën transportin tokësor të plotë dhe parcial të mallrave nga rajoni dhe Evropa për në Kosovë e Shqipëri dhe anasjelltas.
Pro Transport merret në tërësi me organizimin dhe menaxhimin e shërbimeve transportuese dhe shërbimeve të logjistikës. Qëllimi ynë është që të realizojmë dërgesën tuaj në mënyrë efikase prej pikës së origjinës deri te pika e destinacionit në mënyrë të shpejtë, të sigurtë dhe të thjeshtë.
Pro Transport ofron këto shërbime të transportit tokësor:
· Transport tokësor të plotë dhe parcial nga vendet e rajonit për në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe anasjelltas: Slloveni, Kroaci, Bosnje, Serbi, Greqi dhe Turqi.
· Transport tokësor të plotë dhe parcial nga vendet e Bashkimit Evropian për në Kosovë e Shqipëri dhe anasjelltas: Itali, Gjermani, Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Çeki, Sllovaki, Angli, Austri, Danimarkë, Suedi dhe Poloni.
· Transport tokësor të plotë dhe parcial për mallrat që kërkohen të kenë regjim të temperaturës (termo-king) nga vendet e Evropës për në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe anasjelltas.
· Transport të mallrave të rrezikshme dhe speciale me mbipeshë.
· Shërbime të konsulencës në fushën e transportit dhe logjistikës; dhe
· Shërbime të magazinimit të mallrave dhe shërbimeve të formaliteteve doganore në Slloveni, Kosovë dhe Shqipëri.
Avantazhet tuaja:
Ngarkesa ditore nga vendet e rajonit dhe Evropës për t’u dhënë juve maksimumin e fleksibilitetit.
Gamë të gjerë zgjidhjesh për ngarkesat tuaja të vogla për të përmbushur nevojat e biznesit tuaj.
· Depo moderne në Škofja Loka në Slloveni, ku grumbullohen ngarkesat parciale të pranuara nga e tërë Evropa dhe pastaj nisen për në Kosovë dhe Shqipëri.
· Ngarkesat parciale të pranuara nga vendet e ndryshme evropiane kanë një kohë tranzitore vetëm 5-7 ditë nga vendi i origjinës deri te vendi i destinacionit.