Site icon Telegrafi

‘Pro’ referendumit në Turqi, festohet edhe në Shkup (Video)

Turkey's President Tayyip Erdogan makes a speech during the opening ceremony of newly built Yavuz Sultan Selim bridge, the third bridge over the Bosphorus linking the city's European and Asian sides in Istanbul, Turkey, August 26, 2016. REUTERS/Murad Sezer

Referendumi në Turqi është përcjellur me vëmendje edhe nga qytetarët në Maqedoni, duke i dhënë një mbështetje reformave kushtetuese, raporton Shenja.

Qindra qytetarë pasdite u mblodhën në Çarshinë e Shkupit për të ndjekur drejtpërdrejt rezultatet dhe për të festuar për fitoren.

Qytetarët e anketuar më herët, deklaruan se e mbështesin kryetarin turk Erdogan, pasi ai është lideri i vetëm që mbështet myslimanët në të gjithë botën.

Në përfundim të numërimit të kutive, shtohej numri i qytetarëve që dolën për të festuar për siç thonë ata, fitoren e kryetarit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Kryetari Erdogan ka marrë vazhdimisht mbështetje nga qytetarët e Maqedonisë edhe gjatë ciklëve zgjedhore në Turqi, por edhe gjatë puçit të dështuar të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version