PRO1 është revolucioni më i ri televiziv në Kosovë. Ky kanal synon të sjell risi absolute si në aspektin e teknologjisë së xhirimit, transmetimit, ashtu dhe në atë të programeve.
PRO1 do të jetë më afër shijeve dhe kërkesave të të gjithë qytetarëve kosovarë pa dallim.
TV-franshizat më të suksesshme në botë, lajmet, kuizet, TV magazinat, emisionet familjare, game-shows, talent-shows, dokumentaret, serialet dhe filmat hit, rubrikat sportive dhe formatet e tjera do të përbëjnë 24-orëshin e PRO1. Në fokus të programeve do të jenë të gjitha shtresat e popullsisë.
PRO1 do të drejtohet nga një ekip i producentëve ndërkombetar të cilët kanë dëshmuar me punën e tyre shumë vjeçare në kompanitë më tëmëdha televizive në botë si në RTL Gjermani,
Sony Pictures Television, Red Bull Media House e shumë të tjera.
PRO1 do të provojë të nxjerrë më të mirin/mirën, më interesanten dhe tëveçanten nga realiteti ynë.
Nga produksioni dhe transmetimi së bashku ne do të argëtojmë, informojmë dhe frymëzojmë miliona njerëz çdo ditë nëpër të gjitha platformat.
TV PRO1 ka hapur konkurs per staf Televiz si: Moderator/e, Producent/e ( Organizator/e ), Redaktor/e, Gazetar/e, Kameraman/e (Studio dhe terren ), Montazher/e, Tonist/e,Voice Over etj.
Dërgoni një CV dhe 3 video nga puna juaj më e mirë që keni bërë deri më tani në info@pro1.tv.
https://youtu.be/ibLcGWiJJuI