Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Statistikat e Kurorëzimeve në Kosovë”, sipas të cilave komuna e Prizrenit zë vendin e parë në Kosovë me 1.486 kurorëzime ose 8.5%.
Sipas ASK-së, në vitin 2016 janë kurorëzuar 16.051 çifte – bashkëshortore në Kosovë, ndërkaq jashtë saj, 1359 kurorëzime.
“Më pas vjen Prishtina me 1.372 kurorëzime ose 7.9%. Ndërsa, në vendin e tretë është Ferizaj me 995 kurorëzime ose 5.7% etj”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
Po ashtu, mosha mesatare e të martuarve sipas njoftimit ishte 29.8 vjeçare.
“Prej tyre mosha mesatare e meshkujve ishte 31.6 vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave 28.1 vjeçare”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Ndryshe, sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme. Numri i femrave të kësaj kategorie është 10.037 ose 62.5%, dhe e meshkujve 11.476 ose 71.5%./Telegrafi/