Telegrafi

Prizreni vonë mendon për sigurinë e qytetarëve (Foto)

Pas tragjedisë që ndodhi në fillim të kësaj jave, me ç’rast humbi jetën vogëlushja , Xheneta Gashi, gjatë ditës së sotme nga institucionet lokale të Prizrenit janë vendosur gypa nga betoni.

Gypat janë vendosur para objekteve që rrezikojnë shembjen në rrugën “Marin Barleti” dhe në rrugën “ Ismet Jashari- Kumanova”, në Qendrën Historike të Prizrenit.

Ato janë vënë për të mos u rrezikuar qytetarët të cilët lëvizin në këto anë.

Qytetarët të cilët na i kanë dërguar këto fotografi në redaksinë TV Prizrenit, pyesin: “Vallë, a mos është vonë”?