Java e dytë në Vala Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë me një derbi të madh.
Dy skuadrat ndër më të mëdhatë në vendin tonë, Liria dhe Prishtina do të përballen me njëra tjetrën.
Vendasit e nisën me humbje këtë edicion në elitën e futbollit kosovar duke pësuar me rezultat minimal 2:1 nga Drenica, edhe pse kishin rast të artë për ta marrë një pikë por humbën një penallti.
Ndërkohë Prishtina që është edhe favorite për ta fituar titullin e ka nisur me fitore edicionin e ri të garave pasi në Kastriot mposhti 3:1 Llapin.
Kjo ndeshje do ta vë përballë ish-skuadrës së tij trajnerin e Lirisë, Ramiz Krasniqin i cili ka qenë për një kohë të gjatë në bankë te Prishtina.
Bardh e kaltërit janë favoritë për këtë takim, mirëpo nuk duhet harruar që në Prizren, Liria vështirë se lëshon pikë.
Ndërkohë ndeshjet tjera do të zhvillohen ditën e diel dhe të gjitha fillojnë në ora 16:00. /Telegrafi/
E shtunë, 27.08.2016
Liria – Prishtina SSK
E diel, 28.08.2016
Gjilani – Feronikeli SSK
Trepça ’89 – Drita SSK
Llapi – Trepça
Besa – Ferizaj
Hajvalia – Drenica