Në Prizren, të shtunën është hapur Panairi i Veshjeve Tradicionale. Përveç panairit, u mbajt edhe një manifestim kulturo-artistik dhe u realizua ecja në qytet me veshje tradicionale.
Artan Abrashi, kryesues i Kuvendit Komunal në Prizren, në ceremoninë e hapjes tha se shpreson që panairi do të vazhdojë, e do të pasurohet më shumë në vitet e ardhshme. Ndërkaq, Zejxhan Celina, e cila organizoi pjesëmarrjen e grave në këtë panair, tha gratë tani nuk hezitojnë të dalin me prodhimet e tyre, për dallim nga më parë.
Pranë veshjeve tradicionale shqiptare, po qëndrojnë edhe ato të komunitetit boshnjak. Është Sadri Bajra ai i cili nëpër fshatra të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës, i mbledh këto veshje dhe i ekspozon pastaj për shitje.
“Këtu ka veshje shqiptare, boshnjake, rome etj.”, tha ai.
Për të vizituar Panairin e Veshjeve Tradicionale kishin ardhur edhe shqiptar nga shtetet fqinjë. /KP/