Qytetarët e Prizrenit nuk mbajnë mend të kenë parë ndonjë sirian në qytet.
Megjithatë në Prizren ekziston një mekanizëm për pritjen e refugjatëve sirianë, raporton KTV.
Komisioni i krijuar në tetorin e vitit të kaluar, nuk ka pasur shumë punë, mirëpo vazhdon të jetë funksional.
Në KDI thonë se komuna e Prizrenit vazhdimisht ka pasur praktika të tilla të formimit të komisione të cilëve nuk u ka gjetur punë.
Naim Cahani nga KDI ka deklaruar se formimi i një komisioni të tillë është i kot.
E të panevojshëm e të çuditshëm këto komisione janë edhe për opozitën.
Mirëpo në komunë e arsyetojnë formimin e këtij komisioni.
Komuna e Prizrenit është e vetmja në Kosovë që është përgatitur për pritjen e refugjatëve sirianë, edhe pse nuk ka pasur deri tashti ndonjë kërkesë për strehimin e tyre.