Telegrafi

Prizreni bëhet me qendër biznesi

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari-Lila tha pas hapjes së qëndresë së Biznesit në Prizren, se kjo po bëhet në kuadër të reformave që Qeveria e Kosovës është duke ndërmarrë për të lehtësuar ambientin e biznesit është edhe hapja e qendrave të biznesit, por gjithashtu edhe përcjellja me një pako të reformave që shumë shpejt do të tregojnë rezultate. “Me regjistrimin e bizneseve nuk është një punë e thjeshtë që do të bëhet në këtë komunë, por në fakt do të regjistroni shpresën dhe idetë e të gjithë atyre që shpresojnë se me bizneset e tyre të punësojnë jo vetë të afërm të tyre por njëkohësisht do të krijojnë edhe mundësi punësimi për të tjerë”, u shpreh Kusari- Lila.

Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Ruzhdi Rexha, falënderoi përfaqësuesit e MTI-së dhe financues tjerë për mbështetjen e këtij projekti me rëndësi për biznesin prizrenas.

Hapja e qendrës së biznesit në Prizren është e 14 nëpër komunat e Kosovës. /Telegrafi/