Site icon Telegrafi

Prizrenasit kërkojnë përkujdesje për “varrezat e braktisura”

Varrezat e lagjes “Arbana” në Prizren nuk po mirëmbahen.

Banorët pretendojnë se më parë kjo punë është kryer nga komuna. Ndërsa Drejtori i Shërbimeve Publike thotë se mirëmbajtja e atyre varrezave nuk është obligim i Komunës.

“Pastërti nuk ka. A qesin shishe të rrugëve a gjithçka. Unë ju kam thënë që ta bien një kontinierë, mbase jam duke rritë, unë mundem me tubua bërllokun, por as kontinierë as kurrgjë nuk kanë pru”, shprehet një banorë i kësaj lagje në Prizren.

Një banorë tjetër thotë së të vetmit që përkujdesën për pastrimin e kohëpaskohshëm të varrezave janë banorët e lagjes, përcjell Telegrafi.

“Janë mirëmbajt varrezat nga banorët e lagjes, por mirëmbajtje nga institucionet nuk ka”, u shpreh Shaqir Berisha, banorë në lagjen “Arbana”.

Drejtori i shërbimeve publike në Prizren, Levent Kasëmi për RTV Dukagjinin, ka thënë se Komuna ka për obligim të mirëmbaj varrezat e qytetit por jo edhe ato të fshatrave e lagjeve.

“Mirëmbajta e varrezave është e rregulluar ne kontratën për mirëmbajtjen e  hapësirave të gjelbra publike, por mirëmbajtja ofrohet vetëm për varrezat e qytetit. Tani për tani, nuk mund ti ndihmojmë banorët e lagjes “Arbana” për shkak të buxhetit të limituar”, është shprehur drejtori Kasëmi./Telegrafi/

Exit mobile version