Site icon Telegrafi

Prizrenasi vetaksidentohet dhe djeg veturën e tij

Një ngjarje jo e zakonshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Një veturë është vetëaksidentuar, mirëpo pas kësaj vetë personat që po udhëtonin me atë mjet, ia vunë flakën makinës, transmeton Gazeta Metro.

Zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë duke fikur zjarrin, ndërkohë nuk është dhënë asnjë detaj për arsyet e ndezjes.

Policia ka bërë të ditur se është duke hetuar rastin dhe po i konsideron dy personat që ishin në makinë në cilësi të të dyshuarve.

Exit mobile version